Nuk dolën pagat, Haxhiu: Ky dështim nuk guxon të kalojë pa ndëshkim, pa protesta kolektive

Aktuale

Nuk dolën pagat, Haxhiu: Ky dështim nuk guxon të kalojë pa ndëshkim, pa protesta kolektive

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 21:39
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka bërë thirrje për ndëshkim dhe protesta kolektive, sa i përket mos-ekzekutimit të pagave në administratën shtetërore.

“Ky dështim nuk guxon të kalojë pa ndëshkim, pa protesta kolektive”, shkruan deputeti.

Postimi i plotë:

Duam pagat tona!

Kjo është thirrja e punëtorëve të administratës shtetërore që paguhen nga Buxheti i Kosovës!

Ishte lajm i keq kur u kuptua që Lista e pagave në shëndetësi do të ekzekutohen pa e përfshi pagesën për kujdestaritë dhe ndrrimin e natës, por doli të jetë lajm skandaloz se sot pagat që ekzekutohen nga Buxheti i Kosovës, nuk janë ekzekutuar fare, jo vetëm në shëndetësi, por përgjithësisht në administratën publike.

Ky dështim nuk guxon të kalojë pa ndëshkim, pa protesta kolektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat