Barnard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se kjo parti politike e ka dhënë kandidatin më të mirë për kryeministër, Bedri Hamzën.
Ai në një emision televiziv, të hënën, ka thënë se PDK-ja do të ketë program që i përgjigjet nevojave të qytetarëve.
Rrjedhimisht, ai ka thënë se premtimet do të jenë të realizueshme.
“Ne mund të biem prapë në grackën që të premtojmë gjëra të paarritshme, dhe të futemi në një cikël të qeverisjes ku asgjë nuk arrihet, ose mund të kemi premtime të qarta dhe të zbatueshme në vitin e parë të Qeverisje”, ka thënë Nikaj.
Por, atij i reagoi analisti, Dibran Hoxha, i cili tha se PDK-ja në të kaluarën kishte premtuar 200 mijë vende të punës.
“Bernard edhe ju i keni premtuar nga 200 mijë vende të punës. Duhet të jeni më të kujdeshshëm më për toke”, ka thënë Hoxha.