Ka vazhduar përplasja verbale mes ministrit Hekuran Murati dhe deputetes së LDK, Hykmete Bajramit.
Në reagimin që kjo e fundit e bëri, ka shkruar përsëri ministri Murati duke thënë se ekonomistet e LDK-së po ia huqin me raportet e BQK-së.
E për këtë nuk priti shumë deputetja e Bajrami ia ktheu, duke e ftuar në debat televiziv.
Postimi i deputetes:
Hekuran,
Eja në studio flasim për huqjet e mia e tuat.
Këto të dhëna janë janë të BQK-së, janë qarkullim që qytetarët i bëjnë me overdraft.
Shihe ku i ke shifrat për muajin dhjetor prej 2018 deri në 2023.
E dita që ke me reagu, në emër të lirisë së fjalës.
Të pres në studio!