Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Ministri është ftuar në Komisionin me propozim të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Anton Quni.
Sipas Qunit, Maqedonci duhet të raportojë para deputetëve për shërbimet e ushqimit dhe largimin e ushtarëve të FSK-së.
“Kemi parë lajmet në media që kohën e fundit ngritën disa shqetësime. Kam pasur kërkesa për shërbimet e FSK-së me ushqim. E kam konsideruar që është e pandershme me u deklaruar pa pasur informata zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes”.
“Po ashtu çështja e fundit është largimi i FSK-së, kërkoj që të jeni sa më korrekt dhe të mospolitizuar këtë çështje. Të diskutohen këto çështje të shohim sa janë të vërteta, nëse janë ku qëndron problemi. Mundemi të vijmë në një epilog të përbashkët edhe të shohim ku është problemi që pjesëtarët e FSK-së po largohen nga FSK-ja”, Quni.
Deputeti i VV-së, Enver Dugolli u pajtua me propozimin e Qunit.
“Pajtohem me këtë diskutim, me mënyra e qasjes profesionale dhe pajtohem ta kemi ministrit në takim. Pajtoj që sa më shpejt që ka mundësi ai të bashkëbisedojë dhe të raportoj të gjitha shqetësimet”, Dugolli.
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka propozuar që të intervistohet edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Komisioni miratoi plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. Përderisa pjesë e grupit punues do të jen Erxhan Galushi, Anton Quni dhe Enver Dugolli.