Gërvalla në Gjermani, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit

Aktuale

Gërvalla në Gjermani, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 11:27
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, këtë të marte në Berlin do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit.

Bëhet e ditur se në këtë takim, Gërvalla do të paraqes qëndrimet e Kosovës në raport me Procesin e Berlinit dhe integrimin evropian të vendit.

“Pas pjesëmarrjes në Konferencën e djeshme të Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS me ftesë të Sekretarit Blinken, të mbajtur në Uashington, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Berlin.

Atje do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat