S’ka tender për furnizim me ushqim, pjesëtarët e FSK-së do të përgatisin vetë bukën

Aktuale

S’ka tender për furnizim me ushqim, pjesëtarët e FSK-së do të përgatisin vetë bukën

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Burimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes merr vesh se s’do të ketë tender për furnizim me ushqim për pjestarët e FSK-së.

Këto burime thonë për rtv21 se me pëlqimin e ministrit, Ejup Maqedonci pjesëtaret e FSK-së do të përgatisin vetë ushqimin siç thonë për shkaqe sigurie.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci javën e kaluar pranoi në një intervistë televizive se ka pasë probleme me tenderin për furnizim me ushqim në FSK.

Ai tha se ka pasur vendime e edhe anulime të tyre, duke aluduar në vendimin e zëvendësit të tij, Shemsi Syla që ky tender të shpallet sekret shtetëror.

Maqedonci tha se tenderin për ushqimin e ka fituar një kompani por nuk është nënshkruar dhe se tenderi është në auditim të brendshëm të Ministrisë.

Ai kishte thënë më parë se kishte propozuar një koncept të ri por që nuk dihet saktësisht si do të jetë.

“Kurse çka është për t’u theksuar për herë të parë është që unë ka qëndruar një opsion, kam diskutuar me komandatin e FSK-së edhe me sekretarin e përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes që në të ardhmen FSK të ketë një koncept të ri të ushqimit me qëllim që të kemi një garanci për çmim më të lirë, për vetqëndrueshmëri dhe për siguri për këtë shërbime. Do të tentohet aq sa të mundemi të ndërtojmë kapacitete vetanake dhe të mosvarura nga akterët e jashtëm. Është ende në vlerësim në kuadër të kompetencave të mia si ministër i Mbrojtjes”, kishte thënë ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat