Osmani takohet me Baerbock: Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euroatlantik

Aktuale

Osmani takohet me Baerbock: Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euroatlantik

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 13:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, në Gjermani.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se  e rikonfirmuan partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

“Me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, rikonfirmuam partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euro-atlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, ndaj puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve", ka thënë Osmani. 

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat