Deputetja Ariana Musliu-Shoshi, po merr pjesë në Asamblenë e Këshillit të Evropës.
Gjatë fjalimit të saj, ajo njoftoi se ka kërkuar nga sekretari i Përgjithshëm i KiE-së, Alain Berset, që Kosova të futet në agjendën e Këshillit Ministror.
Dhe kjo të bëhet në maj të 2025-tës.
“Angazhimi dhe përkushtimi juaj për funksionimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut largon dyshimin në këtë proces për të drejtën e merituar të Kosovës për të qenë pjesë e këtij institucioni”, tha Musliu-Shoshi.