Kryediplomatja gjermane i kërkon presidentes Osmani progres sa i përket CEFTA-s

Aktuale

Kryediplomatja gjermane i kërkon presidentes Osmani progres sa i përket CEFTA-s

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 17:04
Vjosa Osmani dhe Annalena Baerbock

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka njoftuar për takimin që sot kryediplomatja gjermane Annalena Baerbock ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Berlin.

Ministrja gjermane ka thënë se integrimi rajonal në Ballkanin Perëndimor kërkon progres sa i përket CEFTA-s dhe në procesin e normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjermania shoqëron Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Integrimi rajonal në dhe me Ballkanin Perëndimor kërkon përparim në CEFTA dhe normalizim mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është ajo që Baerbock dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë diskutuar sot në Berlin”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat