Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka thënë se Vetëvendosje është ushtruese e detyrës së Qeverisë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka përmendur numrin e madh të ushtruesve të detyrës së zyrtarëve të lartë në administratën shtetërore.
Këtë, Hamiti e ka lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Me numër të madh të ushtruesve të detyrës (u.d.) të zyrtarëve të lartë në administratën shtetërore, Qeveria e Vetëvendosjes po del të jetë ushtruese e detyrës së Qeverisë së Kosovës, madje edhe në fund të mandatit qeverisës 4-vjeçar.” – ka shkruar ai.