Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në të cilën ka thënë se pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator, i sponsorizuar nga fqinjët tanë, po përballej gjithashtu me një tjetër sulm të sponsorizuar nga Rusia me propagandë dhe lajme të rreme.
Në fjaën e tij, Tahiri ka thënë se rritja e propagandës në kontekstin e luftës në Ukrainë ka qenë një çështje serioze që kemi debatuar këtu dhe që duhet ta shqyrtojmë ende.
“Të gjithë ne duhet të vëmë re se marrëdhëniet midis propagandës dhe lirisë së fjalës dhe të shprehjes në Evropë, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, janë në rrezik.
Dhe duhet ta marrim seriozisht këtë çështje. Rritja e propagandës në kontekstin e luftës në Ukrainë ka qenë një çështje serioze që kemi debatuar këtu dhe që duhet ta shqyrtojmë ende”, ka thënë Tahiri.