Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së punës në Gjermani, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Kitts dhe Nevis, Denzil L. Douglas.
Në takim me Douglas, Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës, shteti i Shën Kitts dhe Nevis, ndaj potencoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe sigurimin e njohjeve të reja.
Osmani theksoi interesin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shën Kitts dhe Nevis, në fushat me interes të përbashkët.
Postimi:
Pata kënaqësinë që në Berlin ta takoj Ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Kitts dhe Nevis, Denzil L. Douglas, të cilit ia shpreha mirënjohjen tonë për partneritetin dhe mbështetjen ndaj Kosovës.
Diskutuam rëndësinë e vazhdimit të këtij partneriteti për ta fuqizuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës, sikurse edhe për t'i thelluar raportet tona në fusha të interesit të ndërsjellë.