Ish-ministri i Mbrojtjes tregon a ka pasë probleme edhe kur ishte ai ministër

Aktuale

Ish-ministri i Mbrojtjes tregon a ka pasë probleme edhe kur ishte ai ministër

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 18:32
Rrustem Berisha

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës është detyruar të martën ( më 1 tetor 2024) t’i huazojë kuzhinierët nga Qendra e Studentëve dhe Shërbimi Korrektues për përgatitjen e ushqimit për ushtarët e Kosovës.

Problemi me ushqimin e ushtarëve të Kosovës është krijuar pasi që kontrata për tenderin e fundit të shpallur për këtë qëllim ende nuk është nënshkruar dhe rrjedhimisht ende nuk ka filluar të zbatohet. Në anën tjetër, tenderit paraprak i ka skaduar kontrata me 30.09.2024.

Çështja e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë ka ngjallur reagime të shumta në vend, e cila është përcjellë me akuza dhe kundërakuza midis pushtetit dhe opozitës.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka deklaruar se sa ka udhëhequr me këtë Ministri nuk ka pasur probleme të tilla.

Ai thotë se ministria e ka të drejtën ta vazhdojë kontratën të njëjtës kompani të ushqimit deri në përzgjedhjen e tjetrës.

“E kanë të drejtën t’ia vazhdojnë të njëjtës kompani që e kanë pas deri në momentin e përzgjedhjes së një kompanie tjetër. Kohën sa isha unë ministër nuk ka ndodhë një gjë e tillë”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat