Korenica: “Listës për Familjen” do t’i prijë Eman Rrahmani

Aktuale

Korenica: “Listës për Familjen” do t’i prijë Eman Rrahmani

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 18:47
Visar Korenica

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica pas largimit të tij dhe të Eman Rrahmanit nga kjo parti, është shprehur se nisma e re, që ai e ka quajtur grupim, quhet “Lista për Familjen”.

Korenica në emisionin “DPT me Fidanin” është shprehur se kësaj liste do t’i prijë Eman Rrahmani.

“Jemi si dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët e kemi nisur këtë organizim politik dhe të cilët i prijmë këtij organizimi politik”.

“I prijmë ne kësaj liste, Emani është numër një në listë dhe pastaj varësisht prej mirëkuptimit të përgjithshëm. Është akronimi i gjithë grupimit “Lista për Familjen”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat