Dreshaj: As kjo e as qeveritë e kaluara s`kanë bërë asgjë për sigurime shëndetësore

Aktuale

Dreshaj: As kjo e as qeveritë e kaluara s`kanë bërë asgjë për sigurime shëndetësore

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 18:56
Shemsedin Dreshaj

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka deklaruar se ligji për sigurime shëndetësore në agjendën legjislative ka qenë që nga viti 2021, ku nuk është realizuar deri më tani.

Derisa, ai shtoi se ligji për sigurime shëndetësore ka qenë që nga viti 2014, por nuk ka funksionuar.

“Së pari për opinionin e gjerë duhet të thuhet se Kosova nuk ka qenë pa ligj për sigurimet shëndetësore, ne e kemi pasur ligjin që nga viti 2014, problem qëndron në atë që as kjo Qeveri dhe as Qeveritë e kaluara nuk kanë bërë asgjë që të funskionohen parakushtet për një qëndrim efikas të sigurimeve shëndetësore. Ligji paraprak nuk ka penguar që të plotësohen parakushtet për funksionimin e fondit për sigurime shëndetësore, për këtë e them sepse edhe ky ligj do t`a ketë fatin tjetër, ky ligj ka qenë në agjendën legjislative nga viti 2021 dhe asnjëherë nuk është sjellë deri tani. Tani është sjellë në fund të mandatit, ne do të veprojmë me ligj do ta japin kontributin që Kosovës I duhet një ligj i mirë për sigurime shëndetësore. Ky ligj është duke ardhur për me u formuar dhe për me u bë ligj I ri vetëm sa për të thënë që e kemi edhe një ligj të ri të hartuar dhe të aprovuar dhe ndryshe nuk do të ndërrojë asnjë send në segmentin implemntiv”, ka deklaruar Dreshaj.

I pyetur për kërkesat e skemës pensionale, Dreshaj tha se ka luftuar me çdo kusht që pensionistëve të iu numërohen vitet për aq sa kanë shërbyer.

Më tej, ai tha se ka kërkuar që të iu numërohet edhe periudha e stazhit, por sipas tij nuk është konfirmuar nga ana e Qeverisë.

“Unë kam luftuar me çdo kusht që të largohet 15 vjetësh diskriminues dhe vitet të numërohen aq sa keni shërbyer dhe aq t`I merrni, realisht kam kërkuar që periudha e stazhit të numërohet deri në fillimin e funksionalizimit të sigurimeve të qytetarëve të Kosovës. Edhe kjo nuk është aceptuar nga ana e Qeverisë aktuale. Asnjë qytetar që ka krijuar marrëdhënie pune pas datës 30 qershor të vitit 1983 nuk e gëzon të drejtën e ligjit, pra ky ligj që është aktualisht nuk është funksional që këta qytetarë veçse e kanë kryer stazhin e punës dhe janë të pensionuar”, shtoi deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat