Visar Korenica tregon se a do të jenë Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati pjesë e listës për deputetë

Aktuale

Visar Korenica tregon se a do të jenë Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati pjesë e listës për deputetë

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 18:56
Visar Korenica 

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica është shprehur se Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati nuk do të jenë pjesë e listës për deputetë.

Ai është shprehur se aty ku janë, sipas tij të dy japin kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë.

“Unë konsiderojë që të dy janë emra shumë të rëndësishëm dhe japin kontribut të jashtëzakonshëm në shoqërinë tonë, por të dy emrat nuk janë pjesë e listët për deputetë, sepse unë konsiderojë që edhe aty ku janë, japin një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë”, është shprehur ai.

Kujtojmë, se Halil Kastrati ditë me parë e ka mohuar përfshirjen në politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat