Deputeti Qalaj: Problemi i kontratave për ushqimin e FSK-së, skandaloz

Aktuale

Deputeti Qalaj: Problemi i kontratave për ushqimin e FSK-së, skandaloz

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 19:11
Rashit Qalaj

Anëtari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj ka kritikuar pushtetin aktual lidhur me problemin me kontrata për ushqimin e pjesëtarëve të FSK-së.

Qalaj këtë problem e ka quajtur skandaloz.

Ai tha se zyrtarët e kësaj ministrie është dashur t’i sigurojnë më herët kontratat e reja.

“Kjo është skandaloze dhe kontratat e tilla dihen kur lidhën dhe kur skadojnë, zyrtarët e ministrisë është dashur më herët të jenë të kujdesshëm në lidhje me kontratën e re”, thotë Qalaj.

Deputeti Qalaj njoftoi se së shpejti do të thirrët për sqarime ministri i Mbrojtës në Komision.

“Shumë shpejt në Komision do ta thërrasim ministrin e Mbrojtjës i cili duhet të jap disa sqarime se pse kemi ardhur në këtë situatë . Nuk është vetëm cështja e ushqimit janë edhe disa kontrata të tjera që janë pengesë e punës për FSK”, deklaroi Qalaj.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci javën e kaluar se ka pas probleme me tenderin për furnizim me ushqim në FSK.

Ai tha se ka pasur vendime e edhe anulime të tyre, duke aluduar në vendimin e zëvendësit të tij, Shemsi Syla që ky tender të shpallet sekret shtetëror.

Maqedonci tha se tenderin për ushqimin e ka fituar një kompani por nuk është nënshkruar dhe se tenderi është në auditim të brendshëm të Ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat