Rrahmani: Angazhimi im politik është për një familje ndryshe, jo për çfarë po propagandohet

Aktuale

Rrahmani: Angazhimi im politik është për një familje ndryshe, jo për çfarë po propagandohet

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 20:48
Eman Rrahmani

Deputeti i sapo larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, Eman Rrahmani shprehu bindjen se angazhimi i tij politik është i përkushtuar për një “familje ndryshe,” duke theksuar se ai nuk përkrah agjendat që cenojnë këtë koncept.

Ai e theksoi se angazhimi i tij politik nuk do të jetë pjesë e propagandës që synon të dëmtojë institucionin e familjes.

“(Homoseksualizmi) është një dukuri që ka ekzistuar çdo herë dhe besoj që do të ekzistojë. Mirëpo angazhimi im politik nuk është i tillë, angazhimi im politike është një familje ndryshe. Dhe jo ajo çfarë po propagandohet dhe po bëhet pjesë e agjendave të ndryshme për cenimin e saj. Kështu që ka pasur raste, ka pasur këngë, e ka pasur çështje të cilat kanë eksituar të llojit të tillë. Unë angazhimin politik, siç ndodh në të gjitha vendet, edhe debatin në Amerikën e kemi për familje edhe në Evropë është ky debat. Ata e kanë provuar, edhe e kanë provuar që s’po bën”, ka thënë Rrahmani në “Debat Plus”.

“Nuk ka diçka më të shenjtë sesa familja dhe organizmit familjar”.

Rrahmani ka theksuar se bindjet e tij më konservatore nuk kanë të bëjnë me fenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat