Profesori universitar, Afrim Sinani duke kujtuar përvjetorin e 27 të protestave të studentëve tha se ishin studentët ata që nuk dëgjuan ish-presidentin Ibrahim Rugovën dhe spektrin politik.
Ai tha se studentët kërkuan ta dinamizojnë jetën në Kosovë.
“Shqiptarët në Kosovë përfunduan me konferencën e ditës së premte që e jepte Lidhja Demokratike dhe ra një ‘terr’ dhe një frikë e pasiguri, pra kur filloi televizioni shqiptar filloi një simpati te populli shqiptarë se kush janë këta njerëz të rinj, të cilët nuk po e dëgjojnë Ibrahim Rugovën, nuk po e dëgjojnë spektrin politik dhe po kërkojnë që ta dinamizojnë jetën në Kosovë… sa ishin në pozicion të keq”, tha ai.
“Studentët ishin ata që e shkundën skenën politike, e shkundën përgjumjen… studentët i thanë stop dhe kjo është parë me simpati. Intervistat, deklarimet e tyre filluan që të zgjonin shpresat që Kosova mund të zgjohet, për shkak që ishte krijuar një opinion që ‘ne duhet të rrimë të qetë, ne nuk duhet lëvizim, ne nuk jemi të gatshëm të luftojmë me Serbinë…’, këta studentë e kthyen besimin”, tha ai mes tjerash.
Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.