Ish-organizatori tregon arsyet pse u shty protesta e studentëve

Aktuale

Ish-organizatori tregon arsyet pse u shty protesta e studentëve

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 22:11
Jeton Rexha

Ish-anëtari i kryesisë së “Lëvizjes Studentore”, Jeton Rexha, ka treguar se pse protestat e studentëve janë shtyrë dhe pse kanë filluar pikërisht më 1 tetor.

Rexha ka treguar edhe për mënyrën se si janë organizuar studentët.

“Fillimisht, ne kemi menduar fillim të shtatorit, por pastaj u shty për 1 tetor. 1 tetori lidhej me datën e nisjes së studimeve kështu që nuk i kishim të gjitha kompetencat për kërkesat tona, të cilat ishin edhe lirimi i objekteve shkollore edhe për shkollat e mesme, por s’ishte fokusi jonë në fazën tonë të organizimit, kështu që u dashke që shumë mirë t’i peshonim këto gjëra dhe të bëheshin. Ishte edhe një segment tjetër, i cili prapë hezitonte prej asaj që një krijesë e ndërtuar kësisoj mund të zhbëhej shumë lehtë, ishte koha aq e keqe aq e rëndë sa që shumë lehtë mund të zhbëhej dhe mund të merrte orientim dika tjetër”, tregoi ai.

Ndërkohë, potencoi se si organizatorë dhe studentë kanë qenë nën ethe se edhe mund të arrestoheshin.

“Ne ishim të vetëdijshëm që mund të na kapshin dhe të na arrestonin ose kur shkonim në shtëpi nuk e dinim se si do të zgjoheshim në mëngjes kjo ishte pjesë që na ka përcjellë me muaj tanë gjatë përgatitjeve, pastaj ishte efekti i 1 tetorit, pastaj organizime të tjera të protestave në vazhdim”, rrëfeu Rexha.

Sot u mbushen 27 vjet nga protestat e “Lëvizjes Studentore” që u mbajtën më 1 tetor 1997.

Ishte “Lëvizja Studentore” e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim. Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat