Largimi i Rrahmanit dhe Korenicës, Krasniqi: Ka qenë paftyrësi hyrja e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje

Aktuale

Largimi i Rrahmanit dhe Korenicës, Krasniqi: Ka qenë paftyrësi hyrja e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 22:17
Milazim Krasniqi

Gjatë kohës së fundit, në partinë e Lëvizjes Vetëvendosje kanë duke ndodhur largime të shpeshta.

Eman Rrahmani e Visar Korenica, ishin dy të fundit që u larguan gjatë ditës së sotme nga kjo parti.

Por, që të njëjtë zyrtarizuan bashkimin me koalicionin mes AKR-së dhe PD-së.

E, në sytë e profesorit universitar, njëherëshit edhe analist mbi çështjet e zhvillimeve politike, Milazim Krasniqi, shprehet se hyrja e këtyre dy deputetëve në LVV ka qenë një paftyrësi, që sipas tij sikurse kanë hyrë për interesa të veta ashtu edhe kanë dalë.

“Për mua ka qenë paftyrësi hyrja e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje sepse bindjet e tyre islamiste nuk kanë pasë të bëjnë kurgjo me një parti që është socialdemokratike, e bile e majtë shumë, kanë hy për interesat e veta, atëherë tash kanë dal sigurisht për interesat e veta”, tha Krasniqi.

Ai tha se këta njerëz që hyjnë në parti dhe dalin vetëm për interesa ekonomike ose pushtetore, nuk i bëjnë përshtypje.

Sipas Krasniqit, kjo parti nuk i ka zhgënjy vetëm dy deputetët që janë larguar, por edhe një pjesë të militatëve të tyre.

Ndryshe, Milazimi shprehet bindës se deri në shkurt do të ketë turbulenca në parti, e veçanarishtë në Lëvizjen Vetëvendosje, kjo krejt sipas ndërrimit të gjeneratave e rritjeve të kërkesave të qytetarëve.

Gjithashtu, sipas tij do të jenë interesate zgjedhjet e 9 shkurtit, i cili thotë se do të presim a do të ofrojnë partitë përsëri premtime pa mbulesa dhe gënjeshta.

“Do të jetë interesante fushata zgjedhore, do të presim se çka do të ofrojnë partitë,  a do të ofrojnë përsëri premtime pa mbulesa dhe gënjeshtra apo do të orforjnë premtime reale që janë të realizueshme, do të jetë interesante”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat