Shamia në shkolla, Bytyqi nga “Lista Familja”: Kurti nuk e përmbushi premtimin, ishte i padrejtë

Aktuale

Shamia në shkolla, Bytyqi nga “Lista Familja”: Kurti nuk e përmbushi premtimin, ishte i padrejtë

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 22:34
Asdren Bytyqi

Asdren Bytyqi avokat me profesion dhe përfaqësues i Listës Familja, tha se partia që përfaqëson është për mbrojtjen e të drejtave të barabarta të të gjithë qytetarëve, përkatësisht nxënësave.

Sa i përket temës së ndalimit të shamisë në shkolla, ai tha se kryeministri Kurti nuk e mbajti premtimin dhe sipas tij kishte qasje të padrejtë.

“Ne e dim që me Ligjin për Arsim është obligues shkollimi fillor dhe i mesëm dhe me Kushtetutë përcaktohet që obligohet respektimi i të drejtës së manifestimit të besimit, gjithë ata që kanë bindje fetare dhe i konsiderojnë si obligime ne do ta respektojmë Kushtetutën dhe do të kujdesemi që secili nxënës të ketë të drejtë të vijojë shkollën dhe të mos shkaktojë kjo kokëdhimbje. Mendoj që z.Kurti ka premtu dhe nuk e ka përmbushë premtimin, ka pas një qasje të padrejtë”, tha Bytyqi.

“Jemi për zhvillim ekonomik, për një politikë intensive për joshjen e investitorëvë të huaj në Kosovë, të rritet vlera ekonomike e vendit…”u shpreh tutje Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat