Neuropsikiatri, Sami Rexhepi shfaqet plotësisht kundër legalizimit të mariuanës

Aktuale

Neuropsikiatri, Sami Rexhepi shfaqet plotësisht kundër legalizimit të mariuanës

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 23:45
Sami Rexhepi

Në emisionin “Pa Protokoll” sonte është diskutuar mbi temën e legalizimit të marihuanës në Kosovë.

Panelistët janë shprehur pro dhe kundër legalizimit të marihuanës në Kosovë.

Neuropsikiatri Sami Rexhepi është shfaqur plotësisht kundër legalizimit të mariuanës.

Ai ka jep disa aryse pse nuk duhet të ndodh legalizimi.

“Jam absolutisht kundër legalizimit. Po flasim për hapa, po flasim për disa parakushte, a jemi të vetëdijshme se ku po jetojmë se si funksionin kjo shoqëri. Ne ende të gjitha ilaçet nuk i kemi nën kontrollë. Përderisa ne nuk i kemi ilaçet nën kontroll në farmacitë ku blihen, si mund të flasim për legalizimin e mariuanës, si mund të flasim për momentin kur kemi nevojë për trajtim apo rehabilitim të atyre. Ne kemi shumë pak kushte dhe mundësitë janë shumë të vogla për t’iu ofruar ndihëm atyre që e krijojnë një varshmëri”, ka thënë Rexhepi.

Tutje ai ka shtuar se mariuana më shumë sjellë dëme se sa të mira në shëndetësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat