Gërxhaliu ndan detaje rreth “Lista për Familjen”, fuqizimin e një platforme të djathë konservatore e quan të domosdoshme

Aktuale

Gërxhaliu ndan detaje rreth “Lista për Familjen”, fuqizimin e një platforme të djathë konservatore e quan të domosdoshme

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 23:49
Arsim Gërxhaliu

Dy deputetët e deritanishëm të Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, këtë të martë zyrtarizuan kalimin në “Listën për Familjen”, udhëhequr nga Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta10.

Arsim Gërxhaliu, anëtar i kësaj liste i ftuar në emisionin Raport teksa dha më shumë detaje rreth kësaj liste, deklaroi se fuqizimi i një platforme të djathtë konservatore është  i domesdoshëm.

“Referuar kontekstit historik të shoqërisë sonë, me theks të veçantë çerek-shekullit të fundit prej luftës e këndej, e sidomos katërvjeçarit të fundit i cili ishte jashtëzakonisht shumë i sforcuar në agjendat që prekun direkt familjen dhe vlerat tradicionale të shoqërisë sonë, mund të themi se fuqizimi i një platforme të djathë konservatore jo vetëm që është i nevojshëm por edhe i domesdoshëm për shoqërinë tonë”, deklaroi Gërxhaliu.

E sipas Gërxhaliut kjo e djathë konservatore nënkupton organizimet ideologjike më konsistente në historinë politike të vendeve perëndimore.

“E djathta konservatore nënkupton të djathtën e cila është gjithandej në vendet e civilizuara të botës, në vendet e zhvilluara perëndimore. Është organizim ideologjik e cila me gjasë të madh ndoshta është më konsistentja në historinë politike të vendeve. Është me kërkesa fisnike, me konsistencë në ruajten e vlerave tradicionale, ruajten aspektit kulturor e vlerave lokale të popujve të ndryshëm”, tha mes tjerash ai duke e quajtur të patjetërsueshmë faktin e një platformeje të tillë.

“Aspekti identitar i popullit tonë, multikulturaliteti të gjitha këto na drejtojnë nga një rrugë që duhet kemi patjetër një platformë të fuqishme konservative”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat