Pse u larguan Korenica dhe Rrahmani nga VV-ja?

Aktuale

Pse u larguan Korenica dhe Rrahmani nga VV-ja?

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 00:09
Visar Korenica

Deputeti Visar Korenica, ka deklaruar se ai dhe Eman Rrahmani, kanë vendosur të largohen nga Lëvizja Vetëvendosje, për shkak të mos ndryshimit të qëndrimit të këtij subjekti sipas tij karshi disa ligjeve të caktuara të cilat ata kishin kërkuar të mos jenë pjesë e programit qeveritar.

“Ishte një kohë me përpjekje të shumta për të qartësuar pozicionin tonë edhe angazhimin e mëtutjeshëm politik sa i përket qëndrimeve dhe atë çfarë përfaqësonim brenda në kuvend.

Duke parë se nuk kishte më rrugëdalje tjetër apo pozicionim tjetër të subjektit, karshi ligjeve të caktuara të cilat ne në vazhdimësi kemi kërkuar që ato të mos jenë pjesë përbërëse në programin qeveritar, sepse nuk ishte as pjesë përbërëse e programit gjatë fushatës, erdhi deri tek kjo situatë e re dhe pas shpalljes së zgjedhjeve të reja si rezultat i kësaj kemi marrë një qëndrim bashkë me kolegun Eman Rrahmani”, ka thënë Korenica.

Të martën, Korenica dhe Rrahmani zyrtarizuan largimin nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe bashkimin me koalicionin “Lista për Familjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat