Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkorganizatorët e Kampionatit Evropian U-21 në vitin 2027. Lajmi është konfirmuar nga UEFA.
Kjo ka nxitur reagim të madh në Kosovë. Për këtë temë është diskutuar edhe në emisionin ‘Politiko’.
Politologu Nexhmedin Spahiu e ka quajtur lajm të mirë vendimin që Shqipëria dhe Serbia të organizojnë një kampionat futbolli.
Për këtë ai ka dhënë edhe një sqarim pse mendon se është lajm i mirë.
“E kam pritur si lajm të mirë sepse deri tash Shqipëria dhe Serbia kanë bashkëpunuar fshehtas në dëmë të Kosovës e tash po e bëjnë haptas”, ka thënë Spahiu.
Sipas tij, kjo është me ua çel sytë ‘budallenjve në Kosovë’.
“Tash të shohim se si do të veprojnë tifozeritë kosovare të cilët e përkrahin Shqipërinë e jo Kosovën”, ka thënë Spahiu.