A do të ketë emra tjerë nga VV-ja që do i bashkohen kauzës së Korenicës e Rrahmanit?

Aktuale

A do të ketë emra tjerë nga VV-ja që do i bashkohen kauzës së Korenicës e Rrahmanit?

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 07:17
Eman Rrahmani dhe Visar Korencia

Ish-deputeti i VV-së Visar Korencia tha se brenda VV-sa ka shumë deputetë që nuk i mbeshtesin këto ligje dhe janë kundër, por që nuk kanë marrë ndonjë konfirmim për mbështetjën e kauzes së tyre.

Korencia tutje ka  treguar se si erdhi puna për bashkimin me AKR-n dhe PD-në.

Kjo nismë ka filluar prej nesh prej deputetëve, nuk do të ishte e ndershme për të qëndruar në subjekt për të bërë pengesa tjera, kemi kontaktuar të tjerët qe dëshirojnë t’i bashkohen kësaj kauze, kemi telefonuar Aganin dhe Pacollin dhe kanë pranuar pa hezitim”, tha Korencia.

Ai ka thënë se njëra ndër arsyet që janë larguar nga VV-ja është edhe korrupsioni qeveritar.

Kemi hasur në të tilla raste që mbeshtetin anëtarë të afërt të ministrave, punësime të ndryshme  për neve kanë qenë të papranueshme nuk kemi qenë të kënaqur edhe për shumë çështje tjera që kanë qenë të neglizhuar. Prokuroria ka filluar të hetojë raste korruptive të tenderëve që kanë ndodhur, rastet që përfundojnë në Prokurori janë raste tipike të korrupisonit”, tha Korenica.

Sipas tij, VV-ja u shëndrrua në një subjekt politik i cili  ka një brendësi që nuk ka qenë e njohur për publikun po edhe për pjestarët e vetë VV-së.

”VV u shëndrrua në një subjekt politik i cili përveë tjerash shpërfaq një brendësi që nuk ka qenë e njohur përr publikun po edhe për pjestarët e VV-së duhet të jetë e qart duhet të mos i fshehë qëllimet për pushtet”, tha Korencia.

Ai tha se nuk ka inate personale me kryeminsitrin Albin Kurtin, teksa ka thënë se nuk ka ”zhgenjim personal, por publik”.

Ai tutje ka shtuar se ligjet që sipas tij, cenojnë mirëqenien e familjeve nuk kanë qenë pjesë e programit zgjedhor me të cilin ka garuar VV-ja, teksa ka thënë se Mimoza Kusari ka qenë ajo që ka këmbëngulur që këto ligje të projektohen.

Kusari ka qenë promotroja e këtij problemi, ngulte këmbë që këto lgije të projektohen, është edhe Kurti që i ka mbështetur këto ligje, të cilat nuk kanë qenë temë e diskutimit para zgjedhjeve nuk kanë qenë pjesë e programit zgjedhor”, tha Korencia.

Ai ndër tjera ka shtuar se pas gjithë këmbë nguljeve e kanë parë që nuk mund ”të vazhdohet me tradhti”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat