Ministrja e jashtme gjermane ia thotë troç Djuricit: Normalizimi me Kosovën, kyç në rrugën drejt BE’së

Aktuale

Ministrja e jashtme gjermane ia thotë troç Djuricit: Normalizimi me Kosovën, kyç në rrugën drejt BE’së

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 07:27
Ministrja e jashtme gjermane ia thotë troç Djuricit: Normalizimi me Kosovën, kyç në rrugën drejt BE’së

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka mbledhur të martën ministrat e Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, në Berlin.

Në një takim të ndarë me ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq, e para diplomacisë gjermane i ka thënë atij se pa normalizim me Kosovën, s’ka BE.

Dialogu intensiv është puna thelbësore e diplomacisë. Annalena Baerbock theksoi sot në një bisedë me homologun serb, Marko Gjuriq, se sundimi i ligjit, CEFTA dhe normalizimi me Kosovën janë qendrore në rrugën drejt BE-së”.

“Gjermania është në dispozicion si partnere për reforma të mëtejme”, citohet të ketë thënë Baerbock.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat