Presidentja Osmani sot pritet në takim nga Steinmeier

Aktuale

Presidentja Osmani sot pritet në takim nga Steinmeier

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 08:39
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të pritet sot nga ora 09:30 nga homologu i saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

E para e vendit dje u prit nga ministrja gjermane, Annalena Baerbock, të cilën e njoftoi se integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës po e pengon presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Po ashtu, gjatë vizitës së saj në Gjermani, Osmani do të jetë folëse në sesionin “Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue”.

Ku do të diskutohet tema “Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat