Kuvendi i Kosovës ka shpallur tender në vlerë 40 mijë euro, për blerjen e perdeve dhe tepisonave.
Ky tender është i ndarë në dy Lote. Me Lotin 1, parashihet furnizimi me gjashtë tepisona, teksa me Lotin 2, furnizimi me gjashtë palë perde.
Kuvendi ka njoftuar se kompanitë e interesuara kanë afat të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 24 tetor, në orën 14:00, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.
“Vizitë sqaruese para dorëzimit të tenderit. Një vizitë para dorëzimit të tenderit do të mbahet më datën 10.10.2024 në orën 14 00 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vizita nuk është e detyrueshme, por është e rëndësishme për informim më detal rreth furnizimeve cilat janë objekt I kontratës. Qëllimi i Autoritetit Kontraktues është që me këtë rast t’u sqarojë operatorëve ekonomikë çështje të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me realizimin e këtij furnizimi. Gjatë kësaj vizite, Kuvendi i Republikës së Kosovës (Autoriteti Kontraktues) do të mbajë procesverbal me shkrim”, thuhet në njoftimin për kontratë.