​Cassidy: Gjersa Serbia ka lidhje me Rusinë, Kosova kërcënohet

Aktuale

​Cassidy: Gjersa Serbia ka lidhje me Rusinë, Kosova kërcënohet

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Profesoresha e Universiteti OXFORD, Jennifer Cassidy, ka folur në konferencën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë mbi gjeopolitikën evropiane”.

Ajo ka thënë se, nuk përjashtohet mundësia që Kosova të cenohet ushtarakisht, nga grupe paramilitare siç ndodhi vitin e kaluar në Banjskë.

Në konferencën e Institutit Octopus, Cassidy tha se një kërcënim i tillë mbetet i pranishëm përderisa Serbia ka lidhje të ngushta me Rusinë.

Cassidy është studiuese e teknologjisë dhe diplomacisë që vjen nga Irlanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat