Dëshmitarja Jeliq për bashkëshortin e saj: Trupi i tij nuk është gjetur, dua të di se çfarë ka ndodhur

Aktuale

Dëshmitarja Jeliq për bashkëshortin e saj: Trupi i tij nuk është gjetur, dua të di se çfarë ka ndodhur

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 11:25
Stamena Jeliq

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të viktimave, dëshmitarja Stamena Jeliq tha se trupi i burrit të saj nuk është gjetur kurrë dhe se dëshiron të dijë se çfarë i ndodhi atij.

Ajo tha se do të ishte mirë të ia gjenin të paktën një kockë në mënyrë që të iu bëhet një varrë atij ku bashkëshortja e tij mund ta qante, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Po e vërtetë është. Trupi i tij nuk është gjetur kurrë…Ajo se çfarë dua të dijë është ajo se çfarë i ka ndodhur bashkëshortit tim dhe do të ishte mirë që të paktën të gjenim qoftë edhe një kockë të vetme në mënyrë të tillë që t’i bënim një varr dhe të kisha një vend ku më në fund mund ta qaja atë”, tha Jeliq.

Dëshmitarja tha se zhdukja e bashkëshortit të saj ka pasur ndikim me atë dhe fëmijët e saj.

“Me besoni që ka pasur shumë ndikim mbi ne.  Vajza ime ishte shumë e lidhur me të atin dhe kur u larguam nga Rahoveci për të shkuar në Mal të Zi, vajza nuk ka folur për një muaj, megjithëse ajo kishte filluar që të fliste. Ajo ulej në të njëjtin vend gjithmonë dhe e kishte frikësuar shikimin në një vend gjithë kohës ndërkohë që nuk nxirrte asnjë fjalë të vetme. Nuk fliste fare”, tha Jeliq.

Dëshmitarja Stamena Jeliq tha se ajo vetë nuk ishte funksionale as fizikisht dhe as mendërisht pas kësaj ngjarje.

“Sinqerisht unë nuk isha fare funksionale as fizikisht dhe as mendërisht dhe me pas kërkova ndihmë. Shkova u vizitova të një mjek dhe ai me tha disa gjëra të caktuara që fëmijët e mijë do të përfundonin në një qendër për fëmijë të braktisur dhe se ata nuk do të dinin që janë motër e vëlla me njëri-tjetrin, atëherë unë u mundova që ta mblidhja vetën dhe për një vit të plotë nuk isha mirë as fizikisht dhe as mendërisht. Megjithatë, pas një viti fal mjekëve fatmirësisht isha më mirë”, tha Jeliq.

Jeliq pohoi se pas një viti, nga Mali i Zi kanë shkuar për të jetuar në Serbi. Ajo tha se kur kanë arritur në Serbi, ajo ka punuar në një restorant për ushqime të shpejta, punë kjo që e bënë edhe sot.

Gjithashtu, dëshmitarja u pyet se çfarë ndikimi ka pasur për atë rritja e fëmijëve pa baba.

“Ka pas ndikim të jashtëzakonshëm. Edhe sot e kësaj dite, mungesa e babait ka ndikim për ata edhe pse sot ata janë të rritur. Ka pasur shumë ndikim mbi jetën time. Është shumë e vështire të jetosh diku dhe t’i rrisësh dy fëmijë pa asnjë lloj ndihme. Është shumë e vështirë kjo gjë dhe nuk do ia uroja askujt një fat të tillë. Edhe pse kjo ka ndodhur në të shkuarën, edhe sot e kësaj dite jeta nuk është fare e lehtë”, tha dëshmitarja.

Me kaq përfunduan pyetjet e mbrojtësit të viktimave për këtë dëshmitarë për të vazhduar më pas me mbrojtjen e Hashim Thaçit të përfaqësuar nga avokatja Nina Tavakoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat