NATO mbetet e përkushtuar për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë

Aktuale

NATO mbetet e përkushtuar për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Sot në Pristinë i ka zhvilluar punimet konferenca “FSK dhe Partnerët 2024”.

Në mesin e folësve ishte edhe drejtori i Ekipit ndërlidhës këshillues të NATO-së, Christian Nawrat.

Ai tha se Aleanca mbetet e përkushtuar që të luaj rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovës.

“NATO mbetet e përkushtuar për të luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovë e mbarë rajonin. Ne po punojmë, por brenda këtij mandati që ka edhe shumë për të bërë. Duke ofruar këshilla tona si ekip shumëkombësh bazuar në mandati e FSK-së, ne luajmë rol unik në mesin e ndërkombëtarëve që mbështesin FSK”.

“Aleatët tanë mbesin në të njëjtin synim, që të mbështesin FSK-në për të krijuar një forcë të aftë për të i’u ofrua mundësi individëve pa dallime gjinie e përkatësi etnike. NATO mirëpret përparimin e një FSK me gjithëpërfshirëse”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat