Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq bashkë me dy të tjerë u arrestuan sot nga Policia pasi i kanë fishkëllyer kryetarit të Komunës së Mitrovicës veriore, Erden Atiq dhe kabinetit të tij.
Siç raporton gazetarja e telegrafit kryetari Atiq bashkë me pjesëtar të kabinetit të tij ishin në një lokal në veri ku Arsenijeviq dhe dy të tjerë iu kanë fishkëllyer.
“Përderisa Atiq dhe kabinet i tij ishin në një lokal në veri, Arsenijeviq dhe dy të rinj fishkëllenin. Policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtit”.
Media ka kontaktuar Policinë e Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës dhe po pret një përgjigje zyrtare për arsyet e arrestimit dhe detajet e tjera lidhur me këtë ngjarje.