Steinmeier-Osmanit: Kosova duhet të krijoj kushtet për anëtarësim në BE e KiE

Aktuale

Steinmeier-Osmanit: Kosova duhet të krijoj kushtet për anëtarësim në BE e KiE

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 14:17
Bundespräsident Frank-Walter Steinmeier - Gespräch mit Vjosa Osmani, Staatspräsidentin Kosovo

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i ka thënë Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se duhet të punojnë për t’i krijuar kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Steinmeier përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e Ballkanit Pëerndimor dhe i mbështetet aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizatat evropiane.

Presidenti gjerman, Steinmeier u takua me Osmanin të mërkurën në Berlin.

“Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e rajonit dhe e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, theksoi Presidenti Federal gjatë bisedimeve.

Vendi duhet të punojë për t’i krijuar kushtet e nevojshme për këtë”, thuhet në njoftimin e Presidencës në Gjermani.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat