​Sarrazin: Shumë investitorë po shkojnë në Serbi, ta ndryshojmë këtë

Aktuale

​Sarrazin: Shumë investitorë po shkojnë në Serbi, ta ndryshojmë këtë

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 15:28
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin u shpreh shteti gjerman beson në të ardhmen e Kosovës, andaj është edhe partneri më i rëndësishëm i vendit tonë në aspektin ekonomik dhe politik.

Ai këto komente i bëri sot në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane.

Sarrazin: Gjermania ndër partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Kosovës

“Gjermania ekonomikisht është një nga partnerët ndoshta më të rëndësishëm në Kosovë dhe jemi këtu për të qëndruar dhe zhvilluar tutje këtë vend sepse besojmë në të ardhmen e vendit tuaj dhe mundësitë që janë këtu. Gjermani po ashtu është e angazhuar edhe në rajone tjera në Ballkan në gjashtë shtete të Ballkanit”, tha Sarrazin.

Ai u shpreh se shumë investitorë po investojnë në Serbi, për çka bëri thirrje që Kosova ta lehtësojë kornizën për investime.

Sarrazin: Shumë investitorë po shkojnë në Serbi, ta ndryshojmë këtë

“Të gjitha ekonomitë në Ballkan Perëndimor nuk janë një treg i mjaftueshëm, që nëse një kompani të vijë apo jo. Situata është ndryshe në rajon. Kush investon në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nëse e shohim edhe potencialin e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe këtu mund të shihet se ka potencial për investime nëse e bëni kornizën për investim në Kosovë më të lehtë dhe më të mundshme. Sinqerisht shumë investitor po shkojnë në Serbi pse duan të shkojnë në Serbi dhe të bëjnë biznes me rajonin. Ta ndryshojmë këtë dhe të tregojmë që investitorët gjerman po investojnë në Kosovë dhe të ndërtojmë një treg të përbashkët rajonal në mënyrë që të ketë sukses kjo është ideja në të vërtetë në të cilën ne po angazhohemi dhe bashkë me këtë ide pra për të pasur një treg të përbashkët rajonal gjithmonë duke pasur parasysh standardet duke u afruar kështu hap pas hapi drejt BE-së“, tha ai.

Sarrazin nënvizoi se angazhimi i Gjermanisë në Kosovë është strategjik si në rrafshin politik, sigurisë dhe ekonomisë.

Sarrazin: Për qeverinë gjermani angazhimi jonë në Kosovë është strategjik

“Ne po punojmë në këtë drejtim. Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet pas dy javësh, por ende jemi në rrugën drejt daljes apo paraqitjes së lajmeve të reja dhe pozitive. Ajo që kërkojmë është të na mbështesni dhe të shohim rezultatet që do të dalin nga samiti dhe unë mund t’ju ri-siguroj që ta bëjë të qartë. Për qeverinë gjermane angazhimi ynë në Kosovë është strategjik. E shohim në rrafshin politik, sigurisë, KFOR-in. Angazhimi sa i përket bashkëpunimit në sektorin e sigurisë me institucionet e sigurisë dhe mos harroni, kemi një interes të madh ekonomik në bashkëpunim me ju. Ne duam të sjellim më shumë investime, investitorë dhe vende pune në Kosovë dhe duam që vendi juaj që të arrijë potenciale në kuadër të zinxhirit tonë të vlerave. Ne besojmë në shoqërinë dhe bashkëpunimin tuaj si një nga më të rëndësishme në rajon”, tha ai.

Sarrazin deklaroi se shtetit gjerman i duhet Kosova për të shtyrë përpara idenë për tregun e përbashkët rajonal.

Sarrazin: Kosova është në rrugën drejt BE-së

“Kosova është në rrugën e vetë drejt BE-së. Kjo është ideja jonë e tregut të përbashkët rajonal dhe mendoj që Kosova mund të jetë një gur-themel. Dua të jem i sinqertë. Ne na duhet Kosova në këtë rrugëtim, sepse jo të gjitha shtetet gjithmonë e kanë vullnetin që të bëjnë reformat në Kosovë. Ne duam të kemi angazhim këtu dhe ta kemi Kosovën në rrugën e reformës për t’i treguar rajonit që zhvillimet pozitive janë të mundshme dhe se Kosova të jetë një model i bashkëpunimi të dyanshëm, si një nga shembujt se si rajoni të ecë përpara,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat