Ish deputeti serb, Dragan Shormaz, ka thënë se Kosova s’ka rrezik për veprime ushtarake nga Serbia. Ai në konferencën e Institutit për Studimet e Luftës Hibride “Octopus”, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq funksionon më shumë si biznesmen sesa si politikan. Duke folur për sulmin terrorist serb në Banjskë, ai pyet se si mund t’i arrestojë Vuçiq ata, kur shef i tyre është ai.
Shormaz: Vuçiq fitoi zgjedhjet me propagandë
“Propaganda ia fiton zgjedhjet e vitit 2017. Ndërkohë Kosova dhe Republika Srpska u bënë tema aktuale përsëri dhe tema nëpër mediat e kontrolluara nga Vuçiq dhe Perëndimi edhe njëherë është armiku i Serbisë në botë dhe Putini është mbrojtës i saj. Afrimi i Serbisë në BE ngadalësohet por Perëndimi vazhdon të bashkëpunoj tani me Presidentin Vuciq, dhe vazhdon të investojë në ekonominë serbe dhe ekonomia blihet nga oligarkët që janë të afërt me Vuciqin dhe OJQ-të vazhdimisht përballen me presione të mëdha dhe në nëntor të vitit 2021 Vuciqi shkon për ta vizituar Putinin për të negociuar një çmim të ri për gazin natyror dhe pas kthimit në Serbi data është shumë interesante këtu, 21 nëntor pas kthimit të tij në Serbi flet vetëm për madhështinë e Rusisë dhe Putinit dhe si do të ketë ndryshime madhore së shpejti në botë që do ta bëjnë luftën e Serbisë për Kosovën më të lehtë”, ka thënë Dragan Shormaz në konferencën e organizuar nga Instituti “Octopus” në Prishtinë.
Shormaz pyet se si Vuçiq mund ti arrestoj terroristët e Banjskës në fillim të fushatës zgjedhore.
Shormaz: Vuçiq është shefi i terroristëve në Banjskë
“Si mund ti arrestoj ai në mes të fushatës zgjedhore, por ajo që është edhe më e rëndë për ta, si mund t’i arrestoj kur ai është vetë shefi i tyre”, thotë Shormaz.
Ndërkaq, potencon se Kosova s’ka rrezik për veprime ushtarak nga Serbia.
Shormaz: Nuk ka rrezik për veprime ushtarak nga Serbia
“Nuk ka rrezik për veprime ushtarak nga Serbia. E di këtë se kam qenë pjesë e Kuvendit të Serbisë për disa vite. Vuçiq është në gjunjë. Vuçiq është më shumë biznesmen se sa politikan”, tha ai.