​Ish-ministri malazez: Kisha serbe, agjent i Serbisë

Aktuale

​Ish-ministri malazez: Kisha serbe, agjent i Serbisë

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Miodrag Vllahoviq, ish-ministër i jashtëm i Malit të Zi, thotë se fuqia e butë influencuese e Serbisë në rajon po bëhet përmes Kishës Ortodokse Serbe si agjent i saj.

Ai këto komente i bëri në konferencën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë mbi gjeopolitikën evropiane”, të organizuar nga Instituti Octopus.

“Rusia po i kthehet interesave strategjike të popullit serb. I tërë koncepti është një ripërtëritje shtet me shtet. Propaganda serbe se serbet janë të rrezikuar përdoret në Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi, ndërsa edhe në Kosovë.

Kjo është një gënjeshtër historike që po vazhdon që nga vitin 1912. Më vjen mirë që kam qenë ministër që në atë kohë kemi avokuar për Pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Vllahoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat