Pacolli njofton për takimin me themeluesin e Alibaba në Nju Jork: Kosovën do ta bëjmë atraktive për investime madhore

Aktuale

Pacolli njofton për takimin me themeluesin e Alibaba në Nju Jork: Kosovën do ta bëjmë atraktive për investime madhore

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 16:06
Behgjet Pacolli

Ish-presidenti i Kosovës dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, është takuar edhe me themeluesin e “Alibaba Group”, Jack Ma.

Pacolli ka thënë se s’do të dorëzohet duke punuar për ta bërë Kosovën atraktive për investime madhore.

Kreu i AKR-së ka thënë se do ta bëjë një gjë të tillë “bashkë me miqtë e tij”.

Postimi i plotë:

 Në fund javë përfundova një udhëtim të zënë shtatë – ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Udhëtimi në New York është prej atyre udhëtimeve që është i lodhshëm dhe energjik në të njëjtën kohë. Edhe pse qëndroj në kontakt me shumë partnerë nga e mbarë bota, kësaj radhe qëndrimi atje ishte i veçantë pasi takova edhe Jack Ma, themeluesin e “Alibaba Group”, një prej dyqaneve më të mëdha online në botë.

Sa herë që kthehem në shtëpi nga një udhëtim si ky, miqtë janë kuriozë të dëgjojnë se si shkoi. Ja çfarë po u them atyre.

Unë nuk do të dorëzohem. Kam premtuar vetës dhe fëmijëve të mi, se Kosovën do e zhvillojmë, do e bëjmë atraktive për investime madhore dhe do të jetë e sigurt për të gjithë.

Së bashku, miqtë e mi, ne do të bëjmë atë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat