Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë një takimi sot me ambasadorin e Finlandës në Prishtinë Matti Nissinen biseduan rreth procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe synimet e objektivat e vendit tonë në rrugën përpara.
Numri dy i qeverisë së vendit tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian mbetet prioritet dhe se nevojiten hapa konkretë tutje në trajtimin e aplikimit dhe marrjen e pyetësorit.
Në takim u bisedua edhe mbi momentumin rreth procesit të zgjerimit si dhe Planin e Rritjes, në të cilin Kosova ka qenë vendi i parë që ka përmbushur hapat e kërkuar e të nevojshëm si dorëzimi i agjendës së reformave.
Zëvendëskryeministri Bislimi trajtoi dhe nevojën e heqjes sa më parë të masave ndëshkuese nga ana e BE-së, të vendosura vitin e kaluar, mbeten të padrejta. Ai e informoi ambasadorin edhe mbi zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut.
Ndërsa, ambasadori Nissinen ri-konfirmoi marrëdhëniet e fuqishme mes dy vendeve dhe mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës.