Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë pune në Gjermani është takuar ministrin gjerman të Bujqësisë, Cem Ozdemir.
Siç ka njoftuar zyra për media e presidencës në takim me ministrin Ozdemir, u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë.
Në këtë kontekst, “Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës për nxitjen e marrëdhënieve të ngushta me Gjermaninë, duke njohur rolin jetik të shtetit gjerman si partner kyç në zhvillimin e Kosovës”, thuhet ndër tjerash në njoftim.