Konjufca: Qasja e Serbisë, kërcënim për stabilitetin në rajon

Aktuale

Konjufca: Qasja e Serbisë, kërcënim për stabilitetin në rajon

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 18:42
Peter Beyer, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se qasja e Serbisë paraqet rrezik për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal.

Ai këto i ka thënë në një takim me deputetin gjerman Peter Beyer, me të cilin diksutuna  për zhvillimet aktuale dhe bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

“Në takim u bisedua edhe rreth çështjeve të ekonomisë, zhvillimit dhe sigurisë, ku kryetari Konjufca e njoftoi deputetin Peter Beyer me zhvillimet e aktualitetit, duke e cilësuar qasjen e Serbisë kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. Po ashtu, bashkëbiseduesit diskutuan rreth rolit të diasporës së Kosovës në Gjermani si element shumë i rëndësishëm ndërlidhës dhe i forcimit të raporteve mes dy vendeve”, thuhet në komunikatën e Kuvendit.

Sipas komunikatës  Beyer, e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke u shprehur për nevojën e bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë mes vendeve tona, si dhe duke theksuar se Republika e Kosovës do të vazhdojë ta ketë në krah të saj mbështetjen gjermane, në rrugën e zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat