Sveçla në veri, gazetarët serbë e pyesin pse ke ardhur, kjo është përgjigja e tij

Aktuale

Sveçla në veri, gazetarët serbë e pyesin pse ke ardhur, kjo është përgjigja e tij

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 18:52
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka qenë në Mitrovicë të Veriut. Ai atje ka frekuentuar një nga bizneset e hapura së voni.

Mediumi lokal “Kossev” raporton se ku është pyetur për arsyen e vizitës, Sveçla është përgjigjur “A ju kam pyetur ndonjëherë pse jeni ju këtu?”.

“Unë shkoj në Prizren, shkoj në Pejë, vi këtu…”, ka thënë ai.

Gazetari e ka pyetur Sveçlën pse s’vinte më herët në Mitrovicë të Veriut. Ai u përgjigj se situata ishte më ndryshe atëherë.

Sipas mediumit lokal Svecla ka thënë se tash Radojçiqi nuk është prezent dhe gjithçka është e sigurt. Por ai shtoi se Radojçiqi nuk ishte arsyeja që ai s’shkonte më herët në Mitrovicë të Veriut.

“Jo sepse Radoiçiq ishte këtu, por sepse ne duhej të punonim për të shkatërruar grupin e tij kriminal”, tha ai.

Ai ishte i shoqëruar nga zv/drejtori i Policisë Veton Elshani dhe ministri Elbert Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat