Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar sot pasi siç thotë ai emri i tij është lakuar shumë.
Lladrovci përmes një postimi në Facebook, ka përmendur edhe disa persona që ia kanë përmendur emrin e që sipas tij kanë ardhur pas rënies së VV-së në Drenas.
“E humbën kontrollën! Elvis e Blerim e kollan kusur, janë lëshue në lakimin e emrit tim. Dështimi i plotë në nivel qendror e lokal, si dhe rënia e lirë e Vv-së në Drenas, i ka alarmuar trushpëlarët.
Këtë rënie, nuk mund ta ndalin as agjentë e as bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja, e as shërbimet në Ballkan. E keni humbur kontroooollën!”, ka shkruar Lladrovci.