Lladrovci: Rënia e lirë e VV-së në Drenas, i ka alarmuar trushpëlarët

Aktuale

Lladrovci: Rënia e lirë e VV-së në Drenas, i ka alarmuar trushpëlarët

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 19:03
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar sot pasi siç thotë ai emri i tij është lakuar shumë.

Lladrovci përmes një postimi në Facebook, ka përmendur edhe disa persona që ia kanë përmendur emrin e që sipas tij kanë ardhur pas rënies së VV-së në Drenas.

“E humbën kontrollën! Elvis e Blerim e kollan kusur, janë lëshue në lakimin e emrit tim. Dështimi i plotë në nivel qendror e lokal, si dhe rënia e lirë e Vv-së në Drenas, i ka alarmuar trushpëlarët.

Këtë rënie, nuk mund ta ndalin as agjentë e as bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja, e as shërbimet në Ballkan. E keni humbur kontroooollën!”, ka shkruar Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat