Mefail Bajqinovci përshëndetet me lot me kushëririn i cili vizitoi për herë të parë Kosovën

Aktuale

Mefail Bajqinovci përshëndetet me lot me kushëririn i cili vizitoi për herë të parë Kosovën

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 19:30
Mefail Bajqinovci bëri të ditur se sot kushëriri i tij u kthye në Turqi.

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci bëri të ditur se sot kushëriri i tij u kthye në Turqi.

“Lidhjet familjare dhe gjuhësore mbeten të forta, pavarësisht kohës dhe largësisë”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Sapo u pershendeta me kushëririn tim i cili po kthehet në Turqi, Nazim Bajqinovcin, i cili pas 150 viteve është familjari i parë që viziton Kosovën dhe na gjen neve, pas shpërnguljes së madhe të vitit 1878. Kënaqësi dhe emocion i jashtëzakonshëm të njohësh një familjar që, edhe pas 150 viteve e flet gjuhën shqipe. Jemi shumë të gëzuar unë dhe familja ime që e njohëm dhe tani do të takohemi më shpesh. Lidhjet familjare dhe gjuhësore mbeten të forta, pavarësisht kohës dhe largësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat