​Mbështetja për KFOR-in, Forca Aleate e Reagimit nis aktivitetet

Aktuale

​Mbështetja për KFOR-in, Forca Aleate e Reagimit nis aktivitetet

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 20:50
Ilustrim

Sot personeli nga Forca Aleate e Reagimit (ARF) i Shtabit të Korpusit të Vendosur të NATO-s NRDCITA në Itali filluan aktivitetet e tyre gjatë vendosjes së përkohshme në Ballkanin Perëndimor, deri në mes të tetorit, me elemente në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Ata do të identifikojnë nevojat për mbështetje logjistike, infrastrukturore dhe operacionale, në rast të rritjes së ndjeshme të qëndrimit të misionit KFOR, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

Shtabi i Forcës së Reagimit Aleat shprehu përkushtimin për të dhënë kontributin e tyre në përpjekjet e gjata të NATO-s drejt stabilitetit rajonal.

Rreth 200 personel nga Forca Aleate e Reagimit e sapokrijuar (ARF) e NATO-s do të vendosen në Ballkanin Perëndimor nga 30 shtatori deri më 16 tetor 2024, për të kryer trajnime për të siguruar gatishmërinë e saj dhe për të mbështetur KFOR-in.

Një kontingjent ushtarak i Ekipit Operacional të Ndërlidhjes dhe Zbulimit (OLRT) të ARF-së prej rreth 50 vetash do të jetë në Kosovë dhe një nyje komanduese e përparme prej rreth 150 vetash do të krijohet në Maqedoninë e Veriut.

Personeli i dislokuar do të kryejë aktivitete stërvitore për të ruajtur nivelin e lartë të gatishmërisë dhe për të testuar aftësitë dhe procedurat e tyre për të vendosur me shpejtësi një forcë të madhe.

Një pjesë e shtabit të ARF-së do të integrohet përkohësisht në strukturat komanduese dhe kontrolluese të misionit të KFOR-it, me detyrën për të identifikuar kërkesat e mbështetjes logjistike, infrastrukturore dhe operacionale për KFOR-in, në rast të një përforcimi të konsiderueshëm të qëndrimit të KFOR-it.

ARF i siguron Komandës së Lartë Aleate në Evropë (SACEUR) një aftësi të menjëhershme për reagim ndaj krizave.

Ky dislokim i ARF-së, së bashku me vendosjen e vazhdueshme të Forcës Rezervë Strategjike (SRF) në Kosovë të njoftuar në fillim të muajit shtator 2024, dërgon një mesazh të qartë të vendosmërisë dhe angazhimit të fortë të NATO-s për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe aftësinë e NATO-s. dhe gatishmërinë për t'u përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat