Krasniqi: Paratë e pista janë të Berishajt e Nagip Krasniqit

Aktuale

Krasniqi: Paratë e pista janë të Berishajt e Nagip Krasniqit

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 22:29
Memli Krasniqi

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili nga Nju Jorku, ditë më parë, tha se regjimi i vjetër ‘duke shpërndarë para tek media të caktuara online po krijojnë shumë lajme të rreme e dezinformata’.

“Regjimi i vjetër ka humbur fuqinë e vet politike, por jo edhe paratë e tyre të pista…”

Krasniqi thotë së paratë e pista janë të Martin Berishajt e Nagip Krasniqit, pasi sipas tij, vetëm njerëzit e tij po akuzohen për afera korruptive.

“Po çfarë para të pista, të vetmet mjete që I marrim partitë politike janë nga Fondi që ndahen dhe nga donacionet. Kjo është pjesë e propagandës së Kurtit. Por ndoshta e ka pas problem ndërdije, se para të pista sot në Kosovë ka veç para të mafisë energjetike, para të qantave dhe thasëve të Martin Berishaj e Nagip Krasniqit. Vetëm njerëzit e tij janë duke u akuzuar për afera korruptive”.

Tutje, lideri i PDK-së thotë se këto deklarata të Kurtit janë pjesë e propagandës së tij, e që thotë se po bëhen edhe tani pasi është koha e fushatës.

“Fjalët që i thotë aty unë i marrë pjesë të fushatës, çkado që thotë dje e tutje, Kurti është në prizmën e fushatës këtu. Ai së pari i ka sulmu mediat, kjo s’është e re, sepse ai i ka sulmu mediat gjatë gjithë mandatit të tij, në mënyrë sistemike, me shpifje, me manipulim të organeve të shtetit, të partisë vetë, me i ataku edhe në baza personale, me i rreziku edhe gazetarë e analista”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat