Dëshmitarja serbe tha se iu ndryshua dëshmia për UÇK-në, avokati: Është e papranueshme

Aktuale

Dëshmitarja serbe tha se iu ndryshua dëshmia për UÇK-në, avokati: Është e papranueshme

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 22:45
Stamena Jeliq

Stamena Jeliq ishte dëshmitarja e 94-të në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bashkëshorti i saj dyshohet të jetë rrëmbyer nga disa persona në kohën e luftës dhe që nga atëherë, asgjë nuk dihet për fatin e tij. Në seancën e Gjykatës Speciale, ajo është përballur me disa deklarata të dhëna në Ministrinë e Brendshme të Serbisë.

Dëshmitarja ka treguar se si ia kanë ndryshuar deklaratat në MUP-in serb, duke shtuar fjalë që ajo nuk i ka thënë kurrë.

E në lidhje me dëshminë e Jeliq ka reaguar avokati Ardian Bajraktari, i cili ka thënë se dëshmia e dëshmitares 94, në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së, është një dëshmi se ka fabrikim të procesit.

Ai ka thënë se Qytetares “dëshmitare”,  iu kanë ofruar dokumente për nënshkrim me deklarata që nuk i kanë thënë.

“Kjo është e papranueshme, “provave” të tilla nuk duhet t’u falet besimi, normalisht duhet shpallur të pa pranueshme.Po ashtu, duhet analizuar me kujdes rastet e tilla që të njëjtit të ballafaqohen, andaj duhet rishikuar listën e dëshmitarëve që është thënë se nuk do të ftohen. Drejtësia do fakte jo hamendësime! Me “prova” të tilla nuk vendoset drejtësi”, ka thënë Bajraktari.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat