Aliu: S’kemi pasur kontratë me kompani të Radoiçiqit

Aktuale

Aliu: S’kemi pasur kontratë me kompani të Radoiçiqit

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 23:04
Liburn Aliu dhe Dardan Gashi

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka mohuar se ministria e tij ka dhënë tenderë kompanisë “RAD”, e cila lidhet me Milan Radoiçiqin.

Gjatë një diskutimi me analistin politik Dardan Gashi, i cili ia dëshmoi me letër dhënien e tenderit kësaj kompanie në shtator të vitit 2021, ministri ka theksuar se një marrëveshje e tillë nuk ekziston.

“Nëse kjo kontratë është nënshkruar dhe është publikuar, jam i bindur se është anuluar menjëherë sapo është kuptuar lidhja me një kriminel. Çdo kontratë me kompani të tilla anulohet automatikisht”, ka deklaruar Aliu.

Në atë moment ministri Aliu mori një mesazh nga zëvendësministri Durmishi, i cili sipas tij, thotë se nuk ka pasur kontratë me kompaninë “RAD”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat